About Klinika Vera-Virhov
Laboratori Mjekesor Virhov eshte themeluar ne shtator te vitit 2006,ne Tirane.
Drejtuesi teknik i laboratorit eshte dr.Genta Dedej, specialiste ne fushen e diagnozes laboratorike.
Laboratori Virhov u krijua jo vetem me qellimin per te rritur cilesine e diagnozes laboratorike ne drejtim te permiresimit te protokolleve laboratorike te kohes, por edhe ne futjen e teknikave te reja laboratorike te panjohura deri me ate kohe.
Laboratori Virhov eshte laboratori i pare ne Shqiperi i cili realizoi kryerjen e testeve te alergjise permes testimit te IGE specifike. Kjo gje beri te mundur permiresimin e protokolleve te mjekimit dhe te vaksinimit tek pacientet alergjike dhe sidomos te femijet. Gjithashtu Laboratori Virhov eshte laboratori i pare ne Shqiperi i cili realizoi marrjen e gjakut me vakum tek femijet e vegjel, duke permiresuar ndjeshem pjesen paraanalitike te diagnozes laboratorike.
Perkushtimi, devotshmeria dhe deshira per te qene gjithmone ne advance, me te rejat qe ofron teknologjia laboratorike, ka bere qe laboratori Virhov te jete nje nga laboratoret me te mira dhe me te besueshme ne Shqiperi.
Emri i Laboratorit vjen nga shkencetari i madh gjerman Virhov.
Pas nje eksperience te sukseshme 10 vjecare, Laboratori Virhov beri nje hap te tjeter te madh duke u bashkuar me Kliniken Pediatrike Vera, e cila drejtohet nga mjeku i mirenjohur pediater-neonatolog dr.Edi Tushe. Ky bashkim u realizua ne 3 maj te vitit 2016. Qe prej asaj kohe, klinika mban emrin Klinika Vera-Virhov.
Sherbime te tjera qe kryhen ne kliniken Vera-Virhov jane sherbimi ekografik i specialiteteve te ndryshme, nga mjeke specialiste te mirenjohur ne fushat e tyre.
Download and install
Klinika Vera-Virhov version 1.0 on your
Android device!
Downloaded 10+ times, content rating: Everyone
Android package:
com.virhov.al, download Klinika Vera-Virhov.apk