About Jo Kancer
Projekti Jo Kancer, “Fushatë për parandalimin e kancerit të gjirit dhe të qafës së mitrës dhe përmirësimi i performancës së qendrës ditore onkologjike pranë Spitalit Onkologjik në QSU “Nënë Tereza” Tiranë” vjen si një bashkepinim ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe IADSA (Italian-Albanian Dept for Development Swap Programe). Projekti Jo Kancer lidhet ngushtë me objektivat dhe strategjitë e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim të Republikës së Shqipërisë si dhe strategjitë e sektorit shëndetësor. Parandalimi i kancerit është një komponent i rëndësishem i dokumenteve strategjik të sipërpërmendur dhe projekti me objektivat e tij të përgjithshem synon “Të fuqizojë sigurinë e pacientit përmes parandalimit të kancerit”.